Albana Osmani

Albana Osmani Instagram – 🇦🇱Urimi im vjen ne formen e nje mesazhi sonte :
Per ty njeri i guximshëm.. 👑

Realizova me miqte e mi artiste ‘remake’ te himnit “We will rock you” te legjendareve “Queen”. Nje version i shkurtuar i kengës vjen nga ana ime tek ky mesazh i paketuar si nje copez arti, me nje tekst te ri ne shqip, ne ate cfare me tha zemra. Versionin e plote e gjeni ne kanalin tim ne YouTube.

💫Zgjodha fjalet e kesaj kenge te ribërë, si nje reflektim për një histori që po shkruhet me guxim dhe vendosmëri nga ty. Për ju që po e bëni rrugën tuaj me talent, punë dhe besim të pakrahasueshëm në vetvete dhe ne Zot.
🇦🇱Zgjodha simbolikisht ne foton e realizuar Teuten e Ilirisë e njohur edhe si Mbretëresha Teuta ,e cila mbretëroi dhe komandoi në vitet 230-227 p.e.s. Vepra dhe lavdia e kësaj gruaje udhëhoqi Ilirinë në një periudhë sfiduese dhe intriguese të historisë së saj.

Uroj ne pak kohe te mund te realizoj nje video me shume te rinj e femije si pjese te nje keorografie, ku padyshim disa prej tyre i shoh qe tani te veshur me bluzat luledielli, duke dashur qe te percillet edhe me fort ky mesazh.

Falemiderit perzemersisht miqte e mi artiste: Marzi nje super talent i ri ,Kompozitor , Shkelqimi Masterizim. Renoldi djali qe krijon art me cdo gje qe i prekin duart . Sulid Beati artisti unik, qe krijoi nje version te Teutes , qe me frymezoi te kapercej ne simbolikat e saj edhe me ne forme moderne. Si dhe Pirro Beati, nje artist me shume vlera dhe mik i mire i imi.

👑Keshtu paralajmeroj sonte qe ne permbyllje te ketij viti nje show broadcasting ne cdo platforme timen online do te vije,ashtu mes dy lule-shqiponjash “to rock you” , nderkohe qe skenografia solide dhe minimaliste eshte tashme gati .
#albanaosmani #albanaosmaniart #albanaosamniyoutubeshow | Posted on 28/Nov/2023 22:25:18

Albana Osmani
Albana Osmani

Check out the latest gallery of Albana Osmani