Miriam Cani Instagram – Miq, dashamirës e adhurues të artit tonë që jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Jemi të lumtur dhe entuziastë t’ju njoftojmë se më në fund mbas 16 vitesh si çift do të jemi bashkë për herë të parë në një “Tour” koncertesh në disa nga qytetet kryesore ku jeton komuntiteti shqiptar.
Një eksperiencë që gjithmonë e kemi patur si një nga deshirat më të mëdha!
Po pergatitemi fortë që në çdo qytet të krijojmë emocione të paharrueshme për ju dhe me ju!
Informacionet për biletat dhe çdo detaj tjetër do të postohen në vazhdim!
Faleminderit për mbështetjen e dashurinë pa kushte që na keni dhuruar ndër vite.
Mezi presim t’jua kthejmë në skenë me tinguj zemre!
Me shumë dashuri,
Albani dhe Miriami ❤️ | Posted on 14/Jan/2023 00:57:34