Valbona Selimllari Instagram – 🇦🇱Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!🇦🇱!
🇦🇱Lavdi Heronjëve të Popullit🇦🇱!
Lavdi Heronjëve të shkollës sonë!
Në këtë ditë të veçantë për mbarë shqiptarinë krenohemi dhe i ngrejmë lavde 13 “Heronjëve të Popullit” dhe “75 Dëshmorëve të Atdheut”, të cilët kanë kryer studimet e shkollës së mesme në gjimnazin “Qemal Stafa” i quajtur në atë kohë “Liceu i Tiranës”.
Sot, gjimnazi “Qemal Stafa” mban me krenari emrin e ish nxënësit të shkollës Heroit të Popullit, Qemal Stafa.
Falë një pune kërkimore të mësuesve dhe nxënësve tanë, sot sjellim për ju portretin e heronjëve të shkollës sonë të cilët do të jenë pjesë e muzeut të shkollës.
🇦🇱Lavdi Dëshmorëve të Atdheut🇦🇱!
🇦🇱Gëzuar Ditën e Çlirimit Shqipëri🇦🇱!
Nderim dhe respekt!
Zyra Vendore Arsimore Tiranë
@manastirliu.ogerta | Posted on 29/Nov/2024 21:00:46