Arbana Osmani

Arbana Osmani Instagram – Pak ditë më parë skuadra ime e distribucionit ne Youtube më dërgoi me gëzim këto shifra që për ta janë rekorde të programit dhe kanalit në një kohë kaq të shkurtër.

Fillimisht, publikimi i tyre mu duk se do ishte mendjemadhësi e mburrje, por pastaj duke parë entuziazmin e ekipit që ka punuar gjithë këto muaj me kaq pasion e përgjegjësi ndjeva se duhet t’jua bej të ditur se sa krenare jam për ta dhe se ky është një sukses i përbashkët.

Në foton e tretë është Rinori, një nga djemtë më punëtorë, më të dedikuar dhe më pozitiv që kam njohur. Shumë e lumtur të punoj me të dhe gjithë skuadrën e @360distribution në kanalin tim në Youtube, aty ku do shihemi edhe sonte në orën 20.00 në një takim special nënë e bijë; Adriana dhe Kaona Matoshi, bashkë në një intervistë si asnjëherë më parë:)

Shihemi sonte 🤍 | Posted on 23/Jan/2025 17:51:02

Arbana Osmani
Arbana Osmani

Check out the latest gallery of Arbana Osmani